Edhe TikTok pezullon disa shërbime në Rusi
TikTok njoftoi të dielën se po pezullon disa funksione në Rusi pas ligjit të ri të vendit që penalizon dezinformimin.
“Në dritën e ligjit të ri të lajmeve të rreme të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin tonë video, ndërkohë që po shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji”, shkroi kompania në Twitter.
“Shërbimi ynë i mesazheve brenda aplikacionit nuk do të ndikohet”.
Kompania shtoi në një postim në se do të vazhdojë të vlerësojë rrethanat në zhvillim në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojë plotësisht shërbimet.