Shefi i OKB-së: Lufta në Ukrainë tregon se lëndët djegëse fosile janë të panevojshme
Lufta në Ukrainë duhet të inkurajojë botën që të përshpejtojë kalimin në energjinë e rinovueshme, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Mesazhi i tij vjen ndërsa OKB-ja lëshon vlerësimin e saj më të zymtë ende se si ndryshimi i klimës po ndikon në botë.
“Lëndët djegëse fosile janë të panevojshme”, tha Guterres, shkruan BBC.
Shefi i OKB-së tha se konflikti në Ukrainë tregon se mbështetja e vazhdueshme në lëndët djegëse fosile “e bën ekonominë globale dhe sigurinë energjetike të cenueshme ndaj goditjeve dhe krizave gjeopolitike”.
Ai shtoi se një “tranzicion i shpejtë dhe i mirë-menaxhuar te burimet e rinovueshme” është e vetmja rrugë drejt sigurisë së energjisë dhe vendeve të gjelbra që i duhen botës.
Një e katërta e importeve të naftës së Bashkimit Evropian vjen nga Rusia, së bashku me pothuajse gjysmën e gazit të saj