Pasi ndau 2 mijë euro, Labi vendos mos ta ndihmojë Ukrainën për këto arsye
Pasi njoftoi se fondacioni i tij “Labinot Tahiri” po dërgon 2,000 euro në ndihmë të personave të prekur nga gjendja konfliktuoze në shtetin ukrainas, Labi është tërhequr nga ky vendim.
Tahiri thotë se po e merr këtë vendim për shkak të disa pakënaqësive të shprehur nga ana e shqiptarëve në Maqedoni.
“Mendoj se në komente kur shprehet pakënaqesia e qytetarit dhe shqetësimet e tyre, duhet ti pranojmë sikurse kur të vjen kojshia për një hall apo këshillë me na e thënë. Shkrimin dhe vendimin për ta ndihmuar fondin ne Ukrainë, po e largojë. Atë po e largojë përshkak se vëllezërit tanë shqiptarë nga Maqedonia, kanë shprehur pakënaqësi lidhur me këtë vendim”.
“Ata shprehën mendimet e tyre për kohën e luftës atje ne Maqedoni, dhe unë ata i degjojë. Gjithashtu i degjojë edhe qytetarët të cilët me kanë informuar më mirë duke me shkruar edhe privat sa i perket disa temave lidhur me Ukrainën, edhe ata kanë të drejtë dhe i marr për bazë”.
Njoftimi i tij i plotë:
Mirëmengjesi të dashur shqiptar.
Mendojë se në komente kur shprehet paknaqesia e qytetarit dhe shqetësimet e tyre , duhet ti pranojmë sikurse kur të vjen kojshia për një hallë apo këshillë me na e thënë.
Shkrimin dhe vendimin për ta ndihmuar fondin ne Ukrainë, po e largojë.
Ate po e largojë përshkak se vllezerit tanë shqiptar nga Maqedonia , kanë shprehur paknaqesi lidhur me këtë vendim.
Ata shprehën mendimet e tyre për kohën e luftës atje ne Maqedoni, dhe unë ata i degjojë.
Gjithashtu i degjojë edhe qytetarët të cilët me kanë informuar më mirë duke me shkruar edhe privat sa i perket disa temave lidhur me Ukrainën, edhe ata kanë të drejtë dhe i marr për bazë.
Dihet mirë se dy shtetet tona shqiptare; Shqipëria dhe Kosova, janë me Ukrainën, por kuptohet se janë për shkaqe politike, ndërsa gjesti ynë ishte human duke e ditur se atje ka shqiptar, por kur do që ata shqiptar do të kenë nevojë ne do ju ndihmojmë.
Urojmë që mos të ndodhë ajo luftë në Ukrainë.
Unë sinqerisht ju kerkojë falje për shqetsimet e juaja të dashur qytetar.
Vazhdojmë me raste të ndryshme në vendin tonë.
Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë.