Kurti: E pa përballueshme subvencionimi i plotë i importit të energjisë
Kryeministri Albin Kurti në fillim të mbledhjes ka thënë se është e pa përballueshme për shtetin subvencionimi i plotë i importit të energjisë.
Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që të kursehet energjia elektrike, derisa ka thënë se energjia e kursyer është buxhet i kursyer i shtetit.
E mes tjerash shefi i ekzekutivit ka thënë se vetëm për një ditë në muajin janar kanë paguar 2.5 milionë euro për import të energjisë elektrike.
“Vetëm për një ditë në muajin janar kemi paguar 2.5 milionë euro për import të energjisë elektrike dhe kemi mundësuar që të kemi furnizim të pandërprerë të rrymës. Jemi kujdesur që gjatë këtyre dy muajve të mos ketë asnjë barrë shtesë dhe një formë e tillë e subvencionimit është e pa qëndrueshme për buxhetin e shtetit tonë, dhe duhet të vazhdojmë të importojmë energji elektrike dhe kemi një hendek të kushtueshëm e që duhet ta mbulojmë.Në ballafaqim me kriza nuk mund të kërkohet një gjendje si para saj por duhet të synohet për tejkalim të krizës dhe kur kërkohet të mos ketë rritje të energjisë elektrike”.