E trishtë: Dy vajza të mitura dyshohet se u dhunuan nga babai, nëna raporton rastin në Policinë e Gjakovës
Një rast tejet i rëndë ka ndodhur sot në orët e pasdites në qytetin e Gjakovës. Atje një nënë ka raportuar në Polici se dy vajzat e saj të mitura janë dhunuar nga babai i tyre, i cili më pas është arrestuar.
Sot në stacionin policor në Gjakovë një nënë ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura janë dhunuar nga prindi i tyre.
Vajzat që dyshohet se janë dhunuar nga babai i tyre janë të moshës 14 dhe 15 vjeç.
Gjatë intervistimit nga zyrtarët policorë ato kanë deklaruar se që nga mesi i verës së kaluar janë dhunuar seksualisht nga prindi i tyre.
Sipas të njëjtave burime, gjatë gjithë kohës, nga raportimi deri në përfundimin e intervistimit të viktimave, kanë qenë të pranishëm prokurori, përfaqësuesi i qendrës për punë sociale dhe avokati mbrojtës.
Babai i tyre që dyshohet se e ka kryer veprën penale “dhunim” është 30 vjeç. Ai është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.