Hulumtim: 23 për qind e gjermanëve mendojnë se vendi është duke shkuar drejt diktaturës
Një hulumtim i kryer në Gjermani ka treguar se besimi në demokracinë në vend është ulur dhe se 23 për qind e qytetarëve besojnë se vendi është në rrugën drejt diktaturës, trasmeton Anadolu Agency.
Hulumtimi i kryer nga Instituti INSA tregon se besimi në qeverinë e vendit ka rënë gjatë pandemisë së COVID-19, shkruan gazeta gjermane “Welt am Sonntag”.
Më tej shtohet se disa njerëz madje mendojnë edhe të largohen nga vendi dhe 23 për qind e qytetarëve mendojnë se Gjermania është në rrugën drejt diktaturës.
Drejtori Ekzekutiv i INSA-s, Hermann Binkert, ka thënë se 20 për qind e atyre që jetojnë në perëndim dhe 30 për qind e atyre që jetojnë në lindje besojnë se demokracia është e rrezikuar.