Lajm i keq për vozitësit: Çmimet e derivateve nga 1 euro e 35 cent pritet të shkojë edhe më lart
Përpos rritjes së çmimeve në produktet ushqimore, qytetarët së fundi po përballen edhe me rritje të çmimeve në kuadër të derivateve.
Një gjë e ngjashme ka shqetësuar thuajse të gjithë drejtuesit e automjeteve në vend.
Nga më pak se 1 euro, saktësisht deri në 80 cent sa ishte ndër vite tani litra e derivateve ka arritur në një shifër mjaftë të lartë.
I kontaktuar nga lajmi.net, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve në Kosovë ka deklaruar se çmimet e derivateve janë duke shkuar në rritje e sipër.
Ai deklaroi se tani për tani çmimet sillen në 1.35 cent.
“Jam në dijeni se çmimet kanë shkuar në 1.35. Po derivatet janë në rritje e sipër”, tha Berjani.
Ndryshe pak ditë më parë çmimet ishin kësisoj. Dizell, 1.23 cent deri në 1.31 cent kurse Benzina 1.25 deri në 1.32.
Tani Benzina ka arritur në 1.35 cent saktësisht.
E sipas Berjanit ulja e çmimeve të derivateve ishte paraparë të ndodhte në fund të janarit, por një gjë e tillë nuk u bë.
“Sipas komunikatës së OPEC-ut në dhjetor apo në fund të janarit ka qenë e paraparë të ulen çmimet dhe të stabilizohet tregu, por kjo nuk ka ndodhur dhe çmimet janë duke u rritur në mënyrë të theksuar”, deklaroi ai.
Madje Berjani tha se këto çmime të përcaktuara nga Berza dhe organizata prodhuese OPEC janë më të lartat në 20 vitet e fundit.
“Çmimi e përcakton Berza dhe Organizata Prodhuese OPEC, këto çmime në Kosovë janë më të lartat në 20 vitet e fundit”, shtoi ai.
Kurse çmimet në Shqipëri para pak ditëve silleshin në: Dizell, 1.52 cent kurse Benzina 1.54 cent.
“Dhe në të gjitha shtetet në regjion janë më të larta me çmim se në Kosovë. Përveç Maqedonisë Veriore e cila ka akcizën më të ulët se në për 22 cent për litër.
Duhet përkujtuar që këto rritje të çmimeve në derivate janë edhe një nga problematikat e shumta me të cilat po përballen këto ditë qytetarët, duke mos anashkaluar këtu edhe mundësinë e rritjes së çmimit të faturave të energjisë elektrike.
Duke pasur parasysh pagën bazë, qytetarëve veçse do t’u vështirësohet jetesa shkaku i çmimeve tejet të larta në thuajse secilin vend.