Shifra shqetësuese: Mbi 17 mijë të infektuar me COVID-19 për një javë në Kosovë, 25 të vdekur
COVID-19 po vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë, ashtu si në mbarë botën. Sikurse në vendet tjera ka ende numër të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, edhe në Kosovë situata duket të jetë më shqetësuese kohëve të fundit.
Për një javë, të infektuar me COVID-19 në Kosovë janë raportuar 17,918 raste.
Teksa, kanë vdekur 25 qytetarë.
Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 1721 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 8.205 testime.
Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 rast i vdekjes.
Janë shëruar 2704 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 183.111.
MSH-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që të mbajnë maskat dhe të respektojnë distancën.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.791.536 doza të vaksinës.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar të premten (4 shkurt) për masat e reja kundër COVID-19 që do të hyjnë në fuqi nga sot (5 shkurt).
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ndryshime do të ketë në masat aktuale lidhur me personat që hyjnë në Kosovë, kufizimin e lëvizjes dhe punën e bizneseve.
Me masat e reja, personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë certifikatën e vaksinimit të plotë me dy doza, ose vaksinimin me një dozë së bashku me një test negativ PCR.
Sipas masave të miratuara, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën, është e obligueshme në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.