Vjedhja e fshesës elektrike, vepra e 171-të e 20-vjeçarit nga Peja
Dyshohet për 170 vepra penale, por vepra e fundit e 20 vjeçarit është vjedhja e fshesës elektrike në shtëpinë e tij dhe shitja e saj.
Ai është i njohur për Policinë e Pejës dhe i njëjti njihet si djalë problematik që ka ushtruar dhunë edhe ndaj familjes së tij.
I njëjti ka qenë disa herë në qendra korrektuese, por më pas është liruar.
Për veprën e fundit, i njëjti është arrestuar.