Bëhuni gati: Ditët e para të shkurtit të ftohta dhe me reshje bore
Ftohtë dhe me reshje bore në ditët e para të shkurtit. Ditën e martë vende-vende reshjet edhe mund të jenë më intenzive, parashikon “Prishtina Weather”.
Mot i ftohtë parashihet edhe të mërkurën e të enjten, me ngrica orëve të mëngjesit.
Kohëpaskohe reshje të dobëta bore do të bien të mërkurën mbrëma dhe paraditen e ditës së enjte.
Të premten qielli do të kthjellet, me më shumë diell ditën, e orëve të mëngjesit me ngrica. Në fundjavë do ketë vransira të ndryshueshme por edhe intervale më të gjata me diell, e nuk përjashtohen mundësi edhe për reshje të dobëta shiu orëve të mëngjesit të së shtunës.
Njoftimi:
31.01 – Kthjellime e ngrica në mëngjes. Ditën vransirat shtohen, e vonë në mbrëmje fillojnë reshjet e borës.
1.02 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me borë. Orëve të mëngjesit herë herë reshjet mund të jenë pak më intenzive. Në mbrëmje kohëpaskohe priten reshje të dobëta bore.
2.02 – Pjesërisht vranët dhe me ngrica në mëngjes. Ditën më shumë vransira, e vonë në mbrëmje mundësi për reshje të dobëta bore.
3.02 – Ftohtë, me erë dhe vransira, e gjatë ditës edhe intervale me diell. Kohëpaskohe priten edhe reshje të dobëta bore.
4.02 – Kryesisht kthjellët e me diell. Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull.
Temperaturat vazhdojnë të mbesin të ndryshueshme në ditët e ardhshme, megjithëse me një tendencë të rënies. Minimalet do të luhaten nga -6C e -8C deri në -1C, derisa maksimalet zbresin edhe në 1C nga dita e martë, e të premten me një rritje të lehtë në 3C.
Era do të fryjë edhe mesatarisht e fuqishme ditën e martë kryesisht nga krahu verior, 7-14m/s, por edhe ditën e enjte deri në 11m/s.
Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë nën vlera normale ditën e martë, më pas me tendencë të rritjes.