Arsim Morina padit “Admovere” për shpifje
Profesori i Fakultetit të Mjekësisë, Arsim Morina, ka paditur për shpifje dhe fyerje organizatën joqeveritare “Admovere”, për shkak që e njëjtja kohë më parë gjatë një prezantimi të një raporti me titull “Stafi Akademik i UP-së – studimet, angazhimet tjera, plagjiaturat, vlerësimet e profesorëve dhe përpjesa staf-studentë e studentë-hapësirë”, kishte përmend edhe personin në fjalë.
Padia të cilën e ka siguruar Agjencia e Lajmeve Informimi.net është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga avokati i Morinës, Arsim Bilalli.
Kujtojmë se organizatën joqeveritare “Admovere”, në raportin e saj kishte përmendur edhe Arsim Morinën, i cili sipas saj kishte vjedhur nga punimi shkencor i bashkëshortes së saj, Qamile Morina.
Por, ky pretendim sipas profesorit Morina, nuk qëndron dhe për këtë ka vendosur të padisë këtë OJQ.
Kjo është padia e Morinës kundër “Admoveres” e dorëzuar më Gjykatën Themelore-Prishtinë: