Kryeministrja e Zelandës së Re anulon dasmën, shkak Omicroni
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka anuluar dasmën e saj, pasi njoftoi kufizime të reja për COVID-19.
I gjithë vendi është vendosur në nivelin më të lartë të kufizimeve për COVID pas një shpërthimi të variantit Omicron.
Zonja Ardern u konfirmoi gazetarëve të dielën se dasma e saj me drejtuesin e televizionit Clarke Gayford nuk do të vazhdonte, shkruan BBC.
Kufizimet e reja hyjnë në fuqi në mesnatën e së dielës me orën lokale.
Kjo vjen pasi u konfirmuan një grup prej nëntë rastesh Omicron.
Mendohet se rreth 94% e popullsisë së vendit mbi moshën 12 vjeçare është plotësisht e vaksinuar dhe 56% e tyre kanë marrë dozën përforcuese.
Zelanda e Re ka regjistruar 15,104 raste me COVID-19 dhe 52 vdekje.