Pamje të trishta, deri në 1.5 metër borë, gomarët ngrijnë nga acari
Turqia është përfshirë nga moti i keq, me reshje të shumta dëbore.
Në rrjetet sociale por qarkullon një video ku shihen disa gomarë që janë lënë jashtë nga pronarët e tyre në Van, aty ku kushtet e dimrit janë të ashpra dhe trashësia e borës në pjesët e larta i kalon 1.5 metër.
Siç mund të shihet disa prej tyre janë ngrirë, vetëm njëri shihet që lëviz.
Reshjet e borës në Van, nisën mbrëmjen e djeshme dhe e shtuan intensitetin gjatë ditës së sotme.
Trashësia e borës i ka kaluar 50 metra në zonat rurale dhe 1.5 metra në vendet e larta. Transporti për në 1018 vendbanime nuk mund të sigurohej.
Në qytetin ku skuadrat bënë përpjekje të mëdha për hapjen e rrugëve të mbyllura, ishin prekëse pamjet e gomerëve që dridheshin nën dëborë.
Në verë i përdorin për transport por në dimër lihen të ngordhin jashtë nga pronarët.