Armë ‘vdekjeprurëse’ amerikane arrijnë në Ukrainë, ambasada e SHBA-së në Kiev evakuon personelin
Ambasada e ShBA-së në Ukrainë ka kërkuar evakuimin e stafit joesencial të saj në mes të rritjes së frikës për pushtim të Rusisë. Presidenti Joe Biden ka premtuar dërgim të armatimit në Ukrainë gjatë natës së djeshme.
Evakuimet e amerikanëve mund të fillojnë nga java e ardhshme kanë thënë mediat amerikane duke cituar burime të afërta me qeverinë ukrainase, shkruan The Guardian.
Kjo shënon zhvendosjen e fokusit të ambasadës drejt “ndihmës së Ukrainës për të forcuar mbrojtjen e saj përballë agresionit rus në rritje”.
Ambasada amerikane në Kiev ka njoftuar se dërgesa e parë e asistencës ushtarake amerikane ka arritur mbrëmë në Ukrainë, e cila përfshinë armatim të përshkruara si “90 ton të ndihmës vdekjeprurëse, duke përfshirë municione për ushtarët në front që po mbrojnë Ukrainën”.