Berisha akuzon Ramën se nuk po lejon vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, përmes një shkrimi në llogarinë e tij ka përkujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën. Por, përveç elozheve në shkrim, Berisha nuk ka lënë pa akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.
Për Rugovën, Berisha tha se ishte një prej burrave më të shquar të kombit shqiptar. E derisa po i thurte elozhe Rugovës, Berisha nuk harroi të hedhë akuza në drejtim të Edi Ramës.
Berisha tha se Edi Rama nuk po lejon që të vendoset shtatorja e Rugovës në Tiranië, tash e gjashtëmbëdhjetë vjet.
Mes tjerash, Berisha tha se Edi Rama është argati Vuçiqit.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Berishës:
16 vjet me pare mbylli syte pergjithmone Presidenti Rugova!
Te dashur miq, 16 vite me pare familja, miqte, bshkepuntoret e tij, qytetaret e Kosoves dhe te gjithe shqiptaret i dhane lumtumiren e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, njerit prej burrave me te shquar te kombit tone, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te lirise dhe pavaresise se Kosoves.
Sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane perulen me nderimin me te madh, mirenjohen me te thelle para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim per gjithçka beri ai per lirine e shqiptareve dhe dinjitetin e kombit tone.
Por sot pas 16 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit ne nje akt vasaliteti antikombetar me urdher te Beogradit nuk lejon per te shtatin vit me radhe vendosjen ne Tirane te shtatores te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim Rugova, duke harruar se ai ka fituar pergjithmone perjetesine ne zemrat e shqiptareve dhe panteonin e lirise se tyre.
Nderim per jete te jeteve, kujtimit te ndritur dhe vepres se pavdekshme te presidentit Dr Ibrahim Rugova. sb