Në mesin e të infektuarve me COVID-19 sot ishin edhe 31 fëmijë nën moshën 9 vjeçare
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan edhe 720 raste të reja të infektuara me COVID-19.
Në mesin e të infektuarve gjatë kësaj kohe ishin edhe 31 fëmijë të moshës zero deri 9 vjeçare.
159 persona ishin të moshës 10-19 vjeç, 104 të moshës 20-29 vjeçare, 123 të moshës 30-39 vjeçare ndërsa 130 ishin të moshës 40-49 vjeçare.
Komuna e Prishtinës regjistroi më së shumti raste të reja, gjithsej 429, pastaj ajo e Gjilanit 55, Gjakovës 41, Mitrovicës 38, Prizrenit 36 dhe Fushë Kosovës 23.