Turqia e ndërron emrin, kështu do të quhet tash e tutje
Autoritetet turke kanë vendosur ta ndërrojnë emrin e shtetit. Nga “Turkey” do ta shndërrojnë në “Türkiye”. Këtë thuhet se po e bëjnë për arsye të imazhit ndërkombëtar, pasi “Türkiye” përfaqëson kulturën e vjetër turke, qytetërimin dhe “vlerat e larta të kombit”.
Bëhet e ditur se shkronja “Ü” nuk është e regjistruar në alfabetin nominal latin, dhe kjo mund të shkaktojë telashe të regjistrin e OKB-së
Nuk është aq i pazakontë ndërrimi i emrit. Holanda, Greqia, Maqedonia e Veriut e disa të tjera janë në listën e shteteve që e kishin ndërruar emrin.
Turqisë gjatë shekujve u është referuar me “Osman”, ndërsa “Turkey” rrodhi nga latinishtja “Turquia”.