Arrestohet personi që dyshohet se dhunoi një të mitur në Skenderaj
Policia ka arrestuar personin i cili dyshohet të ketë dhunuar një të mitur në Skenderaj.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me datën 17.01.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti kishte kryer veprën penale Dhunim ndaj viktimës së mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet mes tjerash në raport.