Tahiri: Shtetet e QUINT-it është dashur t’i bëjnë presion Serbisë që ta heq Kosovën nga Kushtetuta
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë e ka konsideruar të gabuar qasjen e shteteve të QUINT-it, që po kërkojnë lejimin e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se shtetet e QUINT-it është dashur që t’i kërkojnë Serbisë që ta heq Kosovën nga Kushtetuta e saj e jo t’i bëjnë presion Kosovës që të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.
“Shtetet e Quint-it u desht te kerkojne nga Serbia qe ta heq Kosoven nga Kushtetuta e saj, dhe jo ti bejne presion Kosoves qe te lejoj mbajtjen e referendumit te Serbise ne Kosove!”, ka shkruar ajo.
Thirrja e Quint-it që të lejohet referendumi serb mbështetet edhe nga Washingtoni