62% e pacientëve me COVID nuk janë vaksinuar në Gjermani
Shumica e pacientëve me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve gjermane nuk janë vaksinuar kundër virusit korona, njoftuan autoritetet shëndetësore gjermane.
Pretendohet se 62% e pacientëve në repartet e terapisë intensive nuk e kanë marrë vaksinën.
Më shumë se një e katërta e popullsisë së Gjermanisë nuk është vaksinuar, sipas AP.
Më shumë se 72 për qind e popullsisë morën dy doza të vaksinës dhe 45 për qind morën dozën e tretë.