Covid 19/ Evropa Perëndimore dhe Jugore e gjitha në të kuqe të errët në hartën ECDC
Harta e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në përditësimin e fundit thekson se e gjithë Evropa Perëndimore dhe Jugore është në të kuqe të errët, së bashku me Skandinavinë, tre shtetet baltike dhe pjesën më të madhe të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Mediat e huaja bëjnë me dije se me të kuqe, dhe që kanë më pak rrezik nga kjo hartë janë Rumania, një pjesë e Hungarisë dhe një pjesë e madhe e Polonisë. Ndërkohë nga harta nuk ka asnjë rajon që është i verdhë apo jeshil, ngjyrat që sinjalizojnë një rrezik më të ulët.
Të dhënat e grupuara kanë të bëjnë vetëm me numrin e rasteve pozitive të 14 ditëve të fundit për çdo 100 mijë banorë dhe në përqindjen e testeve pozitive në total.
Ngjyrat e zonave të rrezikut Covid simulojnë zbatimin e rekomandimit për kufizimet e udhëtimit brenda BE-së. Për ata që vijnë nga një rajon ‘e kuqe e errët’, shtetet anëtare duhet të kërkojnë një test para mbërritjes dhe një periudhë karantine.