Dhunohet një e mitur në Mitrovicë
Një qytetar nga Mitrovica ka raportuar në polici se vajza e tij e mitur është dhunuar.
Rasti ka ndodhur gjatë muajve qershor dhe korrik të vitit 2021.
Ankuesi bashkë me vajzën e tij të mitur kanë shkuar në polici më 12 janar të këtij viti dhe e kanë raportuar rastin.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë, Qershor-Korrik 2021 . Me datë 12.01.2022 ankuesi mashkull kosovar së bashku me viktimën -vajzën e tij të moshës se mitur ka raportuar rastin e cekur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka njoftuar policia.