Rama flet për ofertën ndaj Vitisë për Drejtor të Shëndetësisë
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se oferta e tij ndaj kundërkandidatit të LVV-së për kryetar të kryeqytetit, Arben Vitisë, për Drejtor të Shëndetësisë në këtë institucion, ishte e sinqertë.
I pyetur në Edicionin Special të Klan Kosovës për atë se pse nuk ka marrë një përgjigje nga Vitia, Rama u shpreh se kjo pyetje do të ishte më mirë t’i bëhej ish-ministrit të Shëndetësisë personalisht.
“Kjo ka qenë ofertë e sinqertë, normal gjithkush i merr vendimet e veta, do të ishte më mirë ta pyetnit atë. Të gjitha propozimet që i kam bërë kanë qenë në relacion me aspektin profesional, ai ka kryer punë të mirë kur ka qenë më parë. Jam i hapur për biseda, kam qenë i hapur më të gjitha partitë për njerëzit profesional që i kanë për të formuar ekip në transformimin e Prishtinës, sepse qytetarët e meritojnë”.
Rama ka theksuar se Vitia nuk e ka telefonuar për ta pyetur për gjendjen shëndetësore, pasi ky i fundit është prekur me COVID-19 ditë më parë.
“Nuk kam marrë telefonat ende, me siguri i kanë edhe punët e veta, me siguri do të më thërras së shpejti, nuk kam problem në këtë aspekt, po e shihni se jam mirë”,ka thënë Rama,