Qalaj i bën opozitë Sveçlës: Këto janë dështimet tua
Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tani deputet i PDK-së, Rashit Qalaj, ia ka numëruar disa punë ministrit të MPB-së Xhelal Sveçla, që sipas tij nuk ka arritur t’i realizojë.
“Nga 13 projektligjet e planifikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme për vitin 2021 vetëm 2 projektligje janë miratuar nga Qeveria, që i bie se vetëm 15% e programit legjislativ është zbatuar. Kjo është përqindja më e ulët ndonjëherë për MPB, e cila në të kaluarën shquhej për hartim të legjislacionit dhe politikave”, shkruan Qalaj në profilin e tij në Facebook.
Tutje, ai i ka bërë thirrje Sveçlës që të procedoj sa më parë në Qeveri miratimin e projektligjit për pensionimin e parakohshëm të zyrtarëve policorë.
Postimi i tij i plotë: