Kosovari e vrau 30-vjeçarin në mes të ditës në Gjermani, dalin përgjimet e Policisë: Mburrej me krimin
Rinor Z. (33 vjeç) e kishte qëlluar për vdekje një person në një kryqëzim në Hanover të Gjermanisë gjatë verës. Krimi besohet se kishte një histori “bandash”. Avokatët e kosovarit thanë se ai e kreu krimin në vetëmbrojtje. Por tani rezulton se në momentin e krimit, telefoni i Rinorit është përgjuar nga hetuesit nën dyshimin për mashtrim. Në telefonata mësohet se ai ishte mburrur për vrasjen e kryer, shkruan gazeta gjermane, Hannoversche Allgemeine Zeitung, transmeton Gazeta Express.
Kur Rinor Z. (33 vjeç) më 3 qershor 2021 në një kryqëzim në Hanover qëlloi në mënyrë të egër dhe e vrau Armin N. (30 vjeç), ai ishte nën vëzhgimin e policisë: policia ia përgjonte telefonin. “Në atë kohë ai konsiderohej i dyshuar në një rast të madh mashtrimi”, tha Christian Wolters, zëdhënës i prokurorit publik të Braunschweig. Rinori mësohet se së bashku me bashkatdhetarë të tjerë më parë kishte “marrë me qira” makineri të shtrenjta ndërtimi me të dhëna personale të pasakta. Sipas Wolters, dëmi arriti në një milion euro.
Në fund të fundit, dyshimi në atë kohë nuk çoi në ndonjë aktakuzë kundër tij. Përkundrazi, ai tani është ulur në bankën e të akuzuarve të dhomës së gjykatësve në gjykatën rajonale të Hanoverit – për vrasje nga pakujdesia. Të hënën, ai u përball me hetimet e gjykatës Dhe ai i qëndroi flavëve të tij që i tha edhe më herët: “Mendova se donte të gjuante. Në atë moment e qëllova”.
Prokurori publik i Braunschweig-ut ua vuri në dispozicion kolegëve në Hanover telefonatat e regjistruara pas krimit. Dhe sipas Steffen Stern, avokat i familjes së Armin N., i cili u vra, Rinori kishte thënë: “I vrava dy boshnjakë”. Avokati donte të dinte nëse ai e kishte thënë vërtet këtë. Por pyetjet mbetën pa përgjigje. Ashtu si pyetjet e avokatit Matthias Waldraff në lidhje me hetimin e Braunschweig. Waldraff përfaqëson Nasko M., kunatin e të vrarit Armin N.
Dita e tretë e gjykimit në mesditë filloi të hënën në mëngjes me 35 minuta vonesë. Meqenëse i pandehuri duket se vuante nga sulmet e panikut, atij iu dhanë benzodiazepina në burg. Gjatë bisedave, Rinor Z. i foli policisë për frikën e tij të madhe që tha se e kishte ndaj Nasko M. (51 vjeç) dhe kunatit i tij Armin N.
Nga këndvështrimi i të pandehurit, mosmarrëveshja fatale filloi më 1 tetor 2020, muaj para të shtënave, në një parking restoranti në Langenhagen. Disa ofendime kanë qenë shkas për të akuzuarin dhe Nasko M. ka hyrë në një debat fatal. Pas kësaj, më shumë se dhjetë përpjekje për të ndërmjetësuar mes familjeve dështuan.
“E dija se ata kishin bërë diçka”, tha Rinor Z, në gjykatë. “Sepse para kësaj, Armin N. dhe Nasko M. kishin përhapur thashethemet se konflikti ishte zgjidhur”.
A kishte edhe një marrëveshje mes familjeve për ta zgjidhur fillimisht mosmarrëveshjen të paktën përkohësisht? Rinor Z. tha të hënën në gjykatën rajonale: “Babai im ishte në kontakt me familjen e Arminit në Kosovë. Ata na kanë dhënë vesën për një vit”.
“Dhe çfarë ndodh atëherë?” pyeti gjykatësi Stefan Joseph.
“Atëherë ata mund të vazhdonin të rrinin në besë, ose mund të hakmerreshin për veprën”, ishte përgjigja e Rinor Z.
Gjyqi në rastin e kosovarit është caktuar të vazhdojë të enjten, më 13 janar.