Kadri Veseli përfundon vizitën, largohet nën përcjelljen e EULEX-it
Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka përfunduar vizitën në shtëpinë e prindërve të tij në Mitrovicë dhe është larguar nën përcjelljen e pjesëtarëve të EULEX-it.
Veseli fillimisht ka vizituar varrin e nënë së tij dhe i njëjti nuk është lejuar të marrë pjesë në pritje të qytetarëve për ngushëllime.
Nëna e Veselit, Ajshja, vdiq të premtën.