Sizmologu Mustafa jep detaje për tërmetin që dridhi 7 shtete të rajonit, përfshirë Kosovën
Tërmeti me magnitutë 5.8 shkallë të rihterit ka ndodhur 6 kilometra në veriperëndim të qytetit të Florinës në Greqi, kurse dridhjet u dëgjuan në shumë shtete të rajonit.
Sizmologu Shemsi Mustafa ka deklaruar se Greqia është një zonë me aktivitet sizmik të lartë, andaj nuk ka qetësi.
Sipas tij, Greqia është e vendosur gjeografikisht në pllakën mbizotëruese të subduksionit të Afrikës që është në Euro-Aziatikën dhe qëndron në themel të Euro-Aziatikës përgjatë këtij kontakti dhe është një nga zonat më aktive sizmike në Mesdheu lindor.
Kurse sa i përket Kosovës, ndër zonat më të rrezikuara nga tërmetet janë : Ferizaj, Vitia dhe Gjilani.