Zgjedhjet presidenciale në Itali: Berlusconi i gatshëm
Vërtetë? Silvio Berlusconi? Po, ish-kryeministri i Italisë, ndaj të cilit rëndojnë mjaft skandale, do ta provojë sërish garën e pushtetit. Në moshën 85 vjeçare ai kandidon për postin më të lartë në vend. Ai do të bëhet president i Italisë. Data për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale u përcaktua këtë javë për 24 janarin.
“Unë mendoj, se Silvio Berlusconi mund të jetë i dobishëm për vendin e tij“, tha në Itali për veten e tij “Cavaliere”, sikurse quhet në qarqet konservatore Berlusconi. “Unë nuk do të dorëzohem dhe do të bëj atë për të cilën ka nevojë vendi im.” Në fillim të dhjetorit Berlusconi u dërgoi deputetëve në romë një fotografi të portretit të tij të kuruar me operacione kozemtike duke i bashkangjitur asaj njëkoleksione të fjalimeve të tij më të mira.
Kjo u komentua në Itali si fillimi i një fushatë diskrete elektorale për postin e presidentit. Shumë vëzhgues në një sërë bisedash televizive vlerëosjnë, se shanset e Berlusconit janë të pakta, pasi ai është dënuar për evazion fiscal. Por Berlusconi mbështetet nga populistët e djathtë Matteo Salvini dhe Giorgia Meloni. Meloni, që drejton të djathtët ekstrem Fratelli d’Italia, përpara Krishtlinjdve eu pozicionua qartazi: “Ne duam një patriot. Berlusconi është i tillë. Draghi jo.”
Draghi: Do ai të kandidojë apo jo?
Duke përmendur Mario Draghin Meloni zë në gojë njërin prej kandidatëve me më shumë shanse për postin e presidentit. Aktualisht kryeministër, që po drejton me sukses qeverinë teknike mjaft të qendrueshme, gëzon në Itali dhe në Europë repoutacion të lartë. Problemi është, se ai ende nuk e ka deklaruar, nëse do të kandidojë ose. Të kandidosh vet në zgjedhjet presidenciale, nuk shihet me sy të mirë. Vetëm nuk druhet për ta bërë këtë. Për 74 vjeçarin Mario Draghi, ish-president i Bankës Qendrore Europiane, thuhet se ka ambicje, por pa të në krye qeveria do të binte menjëherë. Në parlament mbështete një qeveri atipike e koalicionit të unitetit kombëtar, ku përveç vëllazërisë së djathtë nën Giorga Melonin, bëjnë pjesë të gjitha partitë.
Kjo mazhorancë do të shpërbëhej, mendon Lutz Klinkhammer, ekspert për Italinë në Institutin gjerman të Historisë në Romë. Qeveria është në detyrë kryesisht për të menaxhuar me arsye 200 miliardë euro investime dhe para ndihmash nga fondi i BE-së për rikuperimin prej pandemisë së koronavirusit, thotë për DW Klinkhammer. “Pa paratë nga Brukseli ky koalicion nuk do të ishte krijuar. E ky është një koalicion i brishtë. Ndaj shoh vështirësi të mëdha. Unë nuk besoj se qeveria do të jetë e qendrueshme, nëse Draghi do të zgjidhet president.”
Zgjedhjet e reja mund të jenë pasojë – e si rrjedhojë ndoshta edhe një qeveri populiste e djathtë euroskeptike. Por nëse ripërtëritja ekonomike e Italisë do të dështonte pas pandemisë, kjo detyrimisht mund të influenconte edhe ndaj shteteve të tjera të BE-së.
“Zgjedhja është më shumë se sa një ritual”
Enrico Letta, kryetar i socialdemokratëve në Itali, mendon, se është më mirë, nëse Mario Draghi deri në fund të periudhës legjislative në pranverën 2023 qendron në post dhe realizon programin e reformave. “Italia vazhdon të jetë një pikë e dobët në eurozonë, gjë që do të thotë, se politika italiane dhe vendimarrësit që qendrojnë pas saj do të kenë efekt vendimtar edhe për mbijetesën dhe mirëqenien në BE gjatë viteve të ardhëshme”, shkruajnë Nouriel Roubini, ekonomist dhe këshilltar financash nga Nju Jorku, dhe Brunello Rosa nga Universiteti i Ekonomisë Bocconi në Milano në një koment të përbashkët për një gazetë socialdemokrate.
“Nëse partitë populiste në sfondin e borxheve dhe të deficitit vijnë sërish në pushtet, antarësia e Italisë në eurozonë mund të vihej në pikëpyetje. Kjo do të kishte si pasojë të gjitha deformimet e mundshme në treg”, argumentojnë Roubini dhe Rosa. Zgjedhjet presidenciale në Itali janë mjaft të rëndësishme dhe mund të kenë pasoja, ato nuk janë tashmë thjeshtë një ritual elektoral.
Ndryshe nga Gjermania, në Itali presidenti gjatë krizave politike ka rol vendimtar. Ai mund të emërojë kryeministrin dhe duhet të miratojë listën e kabinetit qeverisës. Me këto kompetenca presidenti aktual Sergio Mattarella i dha fund krizës qeveritare duke emëruar mikun e tij Mario Draghi përpara një viti si kryeministër. Mund të ndodhë që Draghi do të preferonte ta merrte këtë post për shtatë vitet e ardhëshme. Me një kryeministër të përshtatshëm për të ai mund ta drejtonte gjatë Italinë. Por është e paqartë, nëse parlamenti, që do të zgjidhet pranverën e ardhëshme do të bashkëveprojë. Draghi ka lënë të kuptohet, vetëm se ai është një shërbyes i sprovuar ishtetit. “Fati im nuk luan asgjë rol”, është shprehur Draghi në një konferencë shtypi.
“Si zgjedhja e Papës”
Nuk janë fort të qarta raportet e shumicës në forumin e 1009 personave elektoral, që do të votojnë më 24 janar për presidentin e ri. Raundin e parë elektoral eksperti Lutz Klinkhammer për shkak të kompleksitetit e krahason me një tjetër proces të ndërlikuar elektoral që zhvillohet po në Romë.
Përfaqësues të një rajoni duhet të shkruajnë me dorë një emër të plotë. Teorikisht mund të shkruhet çfarëdo emri. Nëse askush nuk arrin shumicën e dy të tretave në tre raundet e para, është e nevojshme shumkca absolute për raundet pasuese. Ky proces mund të zgjasë. Në vitin 1972 ishin të nevojshme 23 raunde, derisa u arrit shumica për kandidatin Kandidaten Giovanni. Sergio Mattarellas iu deshën katër raunde përpara shtatë vjetësh.
Fundjavën e kaluar personalitete të kulturës kërkuan që t’i jepet fund garës për poste ndër burrat e moshuar. Ato kërkuan që të jenë dy gra kandidate: Ministrja e Drejtësisë Marta Cartabia dhe ish-kolegia e saj Paola Severino. Por edhe ato ashtu si edhe Berlusconi që nuk dorëzohet lehtë kanë vetëm shanse periferike për t’u zgjedhur. Sikurse shkruan gazeta britanike “The Economist” në njëkoment për politikën e brendshme italiane: „Eshtë e pamundur, por gjëra të habitshme vërtetë kanë ndodhur.” /DW