Erdogan, Berisha, Clinton – emrat ‘kundërshtues’ me njëri-tjetrin që janë të shpallur Dr. Honoris Causa nga UP-ja
Për dhënien e titullit Dr. Honoris Causa vendos senati i Universitetit të Prishtinës, ndërsa në këtë listë vërehen disa emra kontravers si ai i Sali Berishës dhe Rexhep Tajip Erdogan
Pjesë e kësaj liste është edhe presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan që njihet si një ndër liderët më autokratë në vitet e fundit, ndërsa në këtë listë ai është krah ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton i cili ka luajtur rol kyq në shtetndërtimin e Kosovës.
Krahas Clinton në këtë listë ka zënë vend edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, tani i shpallur non-grata dhe pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa aty shihet edhe ambasadori i emëruar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.
Në listën e personave të shpallur ‘Dr.Honoris Causa’ nga Universiteti i Prishtinës bëjnë pjesë edhe shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare dhe misionarja e paqes, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu.
Ajo që bie në sy është fakti se brenda një liste ka emra të cilët janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Në njërën anë Clinton e në anën tjetër Berisha dhe Erdogan.
Senati i Universitetit të Prishtinës sipas Statutit të Universitetit të Prishtinës vendosë për dhënien e titullit Dr. Honoris Causa. Kështu thuhet në pikën 1.19 të nenit 48 të Statutit të UP-së.
Në anën tjetër, neni 191 i Statutit të Universitetit të Prishtinës thuhet se titulli Dr.Honoris Causa jepet për Arritje të mëdha në fushën e shkencës dhe artit; ose Kontributet e rëndësishme në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore në mbështetjen dhe konsolidimin e paqes.