Vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve për ta kaluar kufirin
Pas përfundimit të festave të fundvitit, mërgimtarët kanë marrë rrugën e kthimit për në vendet ku jetojnë e punojnë.
Mirëpo gjatë daljes nga kufijtë e Kosovës mërgimtarët po ballafaqohen me kolona të gjata.
Ata po presin 3 orë për ta kaluar kufirin në Merdarë, ndërsa te Dheu i Bardhë një orë e 30 minuta.
Edhe në Muçibabë, Mutivodë e Jarinje duket se ka kolona, pasi edhe atje pritjet janë mbi 15 minuta.