Ky pritet të jetë i burgosuri i parë nga Danimarka në Kosovë
Një pirat pritet të jetë i burgosur i parë nga Danimarka në Kosovë, nëse i njëjti shpallet fajtor.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hækkerup, i cili tha se ai do të ndiqet penalisht.
“Supozimi ynë është se ne nga ana e prokurorisë kemi një çështje të arsyeshme dhe se ai do të ndëshkohet” ka thënë Hækkerup, shkruan Soefart.dk.
Në rast se shpallet fajtor, pirati mund të bëhet i burgosuri i parë që vuan dënimin në Kosovë, pasi shteti danez dhe ai kosovar tashmë kanë nënshkruar marrëveshje për të përdorur objektin e burgut të Gjilanit.