Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se një telefonatë anonime ka ardhur në drejtim të policisë, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në stacion.
Ahmeti ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, kjo është hera e tret që alarmi për bombë ndizet në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.