“20 vjet zi e terr” – Blerim Latifi thotë se këtë koncept e shpiki Vetëvendosja
Profesori universitar Blerim Latifi thotë se “20 vjet zi e terr” është narracion i VV’së. Sipas tij, e gjithë kjo periudhë nuk duhet parë si homogjene.
Komentet Latifi i bëri në T7.
“Faktikisht ky tregimi për 20 vjeçarin, për këtë periudhën, origjinën e saj e ka në narracionin politik të Vetëvendosjes. VV ka arrit me me imponu këtë version këtë periodizim të kësaj periudhe që po e quajmë 20 vjeçare edhe me imponu një version mbi atë se çarë ka ndodhur në këtë 20 vjeçar”, tha Latifi.
“Për mendimin tim kjo nuk është një periudhë homogjene. Ka premje, ka ndamje, ka kthesa e zhvillime të ndryshme”, shtoi ai.
“Realisht do të ishte e duhur që këtë periudhë 20 vjeçare ta ndajmë në dy periudha të mëdha. Periudha para pavarësisë, dhe mund të flasim për një periudhë të dytë dhe t’i ikim asaj klishesë për të parë këtë peroudhë homogjene”, theksoi Latifi.