Qeveria vret dhjetëra protestues në Kazakistan
Protestat e shkaktuara nga rritja e çmimit të karburantit, janë kthyer tashmë në protesta politike. Në një fjalim të dytë televiziv,Kassym-Jomart Tokayev tha në orët e para të së enjtes se ai i kishte bërë thirrje për ndihmë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.
Ai tha se bandat “terroriste” të stërvitura nga të huajt po “pushtonin” ndërtesa, infrastrukturën dhe po armatoseshin. Madje shtoi se kishin marrë pesë avionë, në aeroportin e Almatit.