Vdes gazetari Hysni Syla pasi u shkel nga vetura në rrugën “Shemsi Ahmeti”
Ka vdekur në moshën 71 vjeçare gazetari veteran, Hysni Syla pasi u godit nga një veturë mbrëmjen e së martës.
Aksidenti ndodhi në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicës.
Hysni Syla një kohë të gjatë ka shërbyer si zëdhënës i Komunës së Mitrovicës dhe njëherësh ishte zëdhënësi i parë i kësaj komune.
Ai në vitin 2012 shërbeu si drejtor i Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica”në Mitrovicë.
Hysni Syla ka punuar edhe si gazetar dhe poashtu ka drejtuar Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë.
71 vjeçari ka qenë autor i disa librave dhe monografive.