Vetëm për 3 raste me Covid-19, Kina izolon qytetin me 1.5 milionë banorë
Një qytet në Kinën qendrore u fut në izolim për të frenuar përhapjen e Covid-19.
Autoritetet lokale në Yuzhoi në provincën Henan njoftuan se të gjithë 1,2 milionë banorët duhet të qëndrojnë të mbyllur brenda në banesa pas raportimit të vetëm 2 rasteve asimptomatik të dielën dhe një rasti të tretë gjatë të hënës.Me përjashtim të shërbimeve esenciale si supermarketet dhe farmacitë, të gjitha shërbimet e tjera si shkollat, transporti publik dhe qendrat tregtare kanë ndërprerë operimin.
Ata që punojnë në industri kryesore, përfshirë supermarketet, pikat e shitjes së barnave dhe impjantet energjetike lejohen të shkojnë në punë vetëm me paraqitjen e një testi negativ për Covid-19.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit, Kina raportoi një total prej 108 rastesh me koronavirus, 67 prej të cilëve vinin nga jashtë.