Kamenica qe 16 orë pa rrymë
Ish-ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë që 16 orë janë pa rrymë në lagjen Malësia e Re në Kamenicë.
Ai ka thënë se mbrëmë i ka telefonuar KEDS-it, për këtë çështje, por që rryma ende nuk është rregulluar.
“Nga ora 20:50 mbrëmë ende nuk kemi rrymë. I kam telefonuar mbrëmë edhe thane që nuk punojnë ekipet natën dhe e rregullojnë në mëngjes. Po bëhen 16 orë që s’ka fare rrymë”, thotë Matoshi.
Matoshi tutje tregon edhe për problemet që po ua shkakton mungesa e energjisë elektrike.
“Mjerimi është se kemi edhe mysafirë për festat e fundvitit, por kemi edhe njerëz me sëmundje e që duan përkujdesje, pastaj vijnë dëmet që shkaktohen nëpër frigoriferë dhe pajisje tjera”.