Rreth 290 milionë raste me COVID-19 janë regjistruar në botë që nga fillimi i pandemisë
Në fillim të vitit të tretë që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, në botë janë regjistruar gjithsej 289 milionë e 763 mijë e 38 raste të infektimit me COVID-19 dhe 5 milionë e 458 mijë e 447 viktima.
Sipas faqes botërore të statistikave Worldometers.info, 254 milionë e 254 mijë e 134 persona janë shëruar nga ky virus deri tani.
Aktualisht janë 30 milionë e 50 mijë e 313 raste me koronavirus, nga të cilat 29 milionë e 961 mijë e 377 (99.7 për qind) janë pacientë me një formë më të lehtë të COVID-19 dhe 89,080 kanë një pasqyrë klinike më të rëndë të shkaktuar nga koronavirusi.
Vendet me numrin më të madh të infeksioneve janë Shtetet e Bashkuara (më shumë se 55 milionë), India (pothuajse 35 milionë), Brazili (më shumë se 22 milionë), Britania e Madhe (më shumë se 13 milionë) dhe Rusia (më shumë se dhjetë milionë).