30-vjeçari në Kamzë hidhet nga kati i dytë i shtëpisë
Një incident që mund të kishte përfunduar në mënyrë tragjike ka ndodhur mbrëmjen e ndërrimit të viteve në Kamzë.
Njoftohet se rreth orës 20:50, në rrugën “Adriatik” një 30-vjeçar në gjendje të dehur, dyshohet të jetë hedhur nga kati i dytë i banesës ku banon.
Për pasojë ai ka marrë lëndime dhe tashmë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, raporton abcnews.al.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.