Trump viziton Kaliforninë e shkatërruar nga zjarri
Presidenti Donald Trump po viziton nga afër përmasat katastrofike të shkatërrimit, ku lista e personave të zhdukur nga zjarri më vdekjeprurës i rënë ndonjëherë në Kaliforninë veriore i ka tejkaluar 1.000 persona, ndërkohë që forcat zjarrfikës vijojnë të luftojnë me vatrat gjigante të zjarrit.
‘’Camp Fire”, i cili u lokalizua të enjten e kaluar në afërsi të qytetit të vogël të Paradise ka shkatërruar gati 57 500 hektarë në veri të shtetit. Kjo katastrofë natyrore është më tragjikja në historinë e Kalifornisë me 71 të vdekur dhe më shumë se 1 000 të zhdukur.
Trump, ndërkohë, pritet të vizitojë rajonin këtë të shtunë, për të parë nga afër dëmet dhe për t’u takuar me të afërm të viktimave të zjarrit, që ka shkrumbuar një zonë të përafërt me sipërfaqen e Chicagos.
Në jug pranë Los Angeles, “Woolsey Fire” ka shkrumbuar gati 40 000 hektarë prej së enjtes së kaluar, përfshirë një pjesë të zonës turistike Malibu, ku u regjistruan të paktën tre të vdekur.
Rreth 9 000 forca zjarrfikëse janë mobilizuar në dy vatra gjigante të zjarrit, që çuan në evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve, ku ende shumë banorë nuk janë lejuar të rikthehen pranë shtëpive të tyre.