“Më kanë kushtuar shumë më shtrenjtë se zakonisht” qytetarët ankohen për çmimet e produkteve para festave
Ministria e Shëndetësisë ka ftuar qytetarët që blerjet për fundvit t’i planifikojnë më herët, ndërkohë që qytetarët shqetësohen për çmimet e ngritura.
Janë ditët kur interesimi i qytetarëve për blerje shtohet.
Kosovarët këto ditë feste shihen nëpër dyqane, kryesisht ushqimore.
Por, çka atyre s’po ju pëlqen, janë çmimet e produkteve që sipas tyre tash janë shtrenjtuar në krahasim me vitet paraprake.
Por dikush që erdhi nga diaspora pohon që në Kosovë çmimet janë më të lira se në shtetet fqinje.
Krahas interesimit të qytetarëve për blerjen e produkteve pati të tillë që nuk kanë blerë fare produkte këto ditë.
Që kjo ngritje i ka dëmtuar shumë qytetarët sidomos tani për festat e fundvitit e thotë edhe ekonomisti Mustafë Kadriaj.
Kadriaj tha që zbritjet që zakonisht bëhen janë politikë e bizneseve për promovimin e produkteve të tyre.
Meqë jemi ende në pandemi dhe të dielën u raportuan rastet e para me variantin Omicron, Ministria e Shëndetësisë ka një thirrje drejtuar qytetarëve.
Pos masave, në këtë njoftim Ministria pati rekomandim specifik, duke thënë se qytetarët duhet të planifikojnë blerjet për festa më herët.
Ndërkohë është pohuar që çmimet janë ngritur rreth 12 % më shumë se vitin e kaluar.