72 të vdekur dhe mbi 35 mijë raste të reja me koronavirus në Greqi
Numri i rasteve ditore në Greqi është në një kulm alarmant, pasi sot shënoi një tjetër rekord.
Rastet e reja me koronavirus në këtë shtet, në 24 orët e fundit arritën në 35 mijë e 580.
Gjatë të njëjtës periudhë janë regjistruar 72 vdekje. 636 pacientë janë të intubuar.
Nga totali i rasteve, 15 mijë e 713 ndodhen në Atikë (12 mijë e 848 dje) dhe 3 mijë e 997 në Selanik (3 mijë e 496 dje).
Dje u regjistruan 28 mijë e 828 raste, të martën 21 mijë e 657, që do të thotë se nga dita në ditë numri vetëm po rritet.