Omicron nga rekordi në rekord: Mbi 35 mijë raste të reja në Greqi, 72 vdekje
Greqia përsëri theu rekord me numrin e rasteve të reja të infektuara me COVID-19.
Rastet e reja me koronavirus në vendin fqinj në 24 orët e fundit arritën në 35.580.
Gjatë të njëjtës periudhë janë regjistruar 72 vdekje. 636 pacientë janë të intubuar.
Nga totali i rasteve, 15.713 u raportuan në Atikë (12.848 dje) dhe 3.997 në Selanik (3.496 dje).
Dje u regjistruan 28.828 raste të reja ndërsa të martën 21.657.