2 mijë e 324 vaksina Anti-COVID administrohen në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 2 mijë e 324 vaksina Anti-COVID.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 671 e 559.
880 mijë e 920 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës. Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.