Molliqaj në Polici që të faktoj informacionet për prishjen e qëllimshme të Bllokut B2
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se ka dhënë informacione në Policinë e Kosovës lidhur me degradimin e KEDS-it.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se hetimet tashmë kanë nisur.
“Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it. Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse”, ka shkruar ai.
Molliqaj u ka bërë thirrje qytetarëve, mediave dhe gjithë atyre që kanë informacione që t’i bashkohen hetimet.
Postimi i plotë:
Hetimet kanë filluar. E vërteta do të ngadhënjej.
Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it.
Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse.
Ftojmë të gjithë që kanë informata dhe mediat hulumtuese që t’i bashkohen këtij hetimi dhe të publikojnë informacionet që i kanë lidhur me këto dy kompani. Fajtori nuk është jetim dhe për këtë do të kërkojmë llogari deri në fund.