Policia me aksion pas mesnate në Gjakovë, arrestohen 26 persona
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë janë arrestuar 26 persona në Gjakovë, të cilët kanë qenë në një lokal duke luajtur lojëra të fatit.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se gjatë bastisjes dhe kontrollit në lokacion, policia ka gjetur një armë dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar.
“Bazuar në ligjin në fuqi të gjithë të dyshuarve iu është shqipëtuar nga një gjobë për mosrespektimin e orës policore. Në vendngjarje ka dalur edhe njësia e hetimeve ku është bërë konfiskimi e armës, sasisë së substancës narkotike dhe të gjitha provat dhe deshmitë për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar ku me urdhër të tij, inicohen tri vepra penale “Organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm” “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Me datën 28.12.2021, rreth ores 00:30, Policia e Kosovës në Gjakovë ka pranuar një informate se disa persona ndodheshin duke luajtur lojëra të fatit. Policia ka reaguar me njësitete saj policore dhe aty ka hasur njëzet e gjashtë (26) persona të dyshuar të cilët ishin duke zhvilluar aktivitetin e kundërligjshëm.
Gjatë bastisjes dhe kontrollit në lokacion policia ka gjetur një armë dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar. Bazuar në ligjin në fuqi të gjithë të dyshuarve iu është shqipëtuar nga një gjobë për mosrespektimin e orës policore.
Në vendngjarje ka dalur edhe njësia e hetimeve ku është bërë konfiskimi e armës, sasisë së substancës narkotike dhe të gjitha provat dhe deshmitë për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar ku me urdhër të tij, inicohen tri vepra penale “Organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm” “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt.