Stuhitë e dëborës godasin pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Stuhi të fuqishme dëbore kanë goditur rajonet jugore dhe ato perëndimore të Shteteve të Bashkuara. Ndër zonat më të goditura veçohen ato veriore të Kalifornisë, ku gjatë orëve të fundit niveli i dëborës kapërceu 70 centimetra.
Përveç qindra aksidenteve rrugore dhe për bllokimin e disa autostradave të rëndësishme që lidhen me shtetet e tjera federale, stuhitë dëmtuan edhe linjat e transmetimit të energjisë elektrike, që shkaktuan probleme në furnizimin me energji elektrike për miliona banorë.
Mbi 28 mijë ndërprerje energjie u raportuan edhe në shtetet e tjera federale që furnizohen me energji nga Kalifornia. Stuhitë e dëborës janë të pazakontë për jugun e Shteteve të Bashkuara që shquhet për mot të ngrohtë në pjesën më të vitit.
Ndërsa në Brazil, reshjet e dendura që vazhdojnë prej dy javësh, shkaktuan çarjen dy digave të mëdha, duke përmbytur një hapësirë të gjerë ku jetojnë mbi 400 mijë banorë në perëndim të vendit.