Gjendet pa shenja jete një person në bodrumin e banesës në Klinë
Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në bodrumin e banesës ku banonte.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës.
Zëdhënësi i PK-së për Pejë, Fadil Gashi tha se në vendin e ngjarjes ka arritur prokurori dhe njësitë përkatëse po merren me rastin.
“Mund të konfirmoj që një person i gjinisë mashkullore është u gjetur pa shenja jete në bodrumin e baneses ku banonte”, tha Gashi.