Një termet i fuqishëm godet ishullin grek
Ishulli grek i Kretës është tronditur nga një seri tërmetesh të forta pasi disa lëkundje u regjistruan pak pranë brigjeve.
Një tërmet me magnitudë 5.6 goditi tokën, vetëm 10 km nën sipërfaqe të dielën, sipas Shërbimit Gjeologjik të ShBA-së (USGS).
Megjithatë, Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) tha se tërmeti ishte me magnitudë 5.4 ballë.
Të dhënat nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tregojnë se ishulli i Detit Egje u godit gjithashtu nga lëkundje më të vogla me magnitudë 3 të shkallës Rihter në orën 18:00.
Sipas faqeve lokale të lajmeve, deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, shkruan Mirror.
Por tërmetet e cekët kuptohet se ndjehen shumë më të fortë pasi janë më afër sipërfaqes së tokës.
Ishulli u trondit nga një tjetër tërmet i madh vetëm pak muaj më parë, në tetor, kur një lëkundje e fuqishme 6.3 goditi bregun jugor të Kretës.
Autoritetet në atë kohë thanë se valët u ndjenë deri në Turqi dhe Qipro.