Municione dhe dy kallashnikovë në banesë, arrestohet i moshuari në Tiranë
Një 70 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi është kapur me armë pa leje në banesë.
Policia bën me dije se shtetasit me iniciale N.M. i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehëra me fishekë luftarak.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 70 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, nga shërbimet e Policisë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe dy krëhëra me fishekë luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.